Lajme

Të gjithë banorët e Stokholmit duhet të kursejnë ujë: “Tani llogaritet çdo pikë”

todayAugust 15, 2025 29

Background
share close

Në Stokholm po ndodh një mungesë e madhe uji. Të gjithë banorët janë thirrur të ulin menjëherë konsumin e ujit, raporton P4 Stockholm.

Shkaku është temperatura jashtëzakonisht e lartë e ujit në liqenin Mälaren, e cila ka vështirësuar procesin e pastrimit në impiantet e “Stockholm Vatten och Avfall”. Për këtë arsye, nuk është e mundur të prodhohet aq shumë ujë të pijshëm sa më parë.

“Tani llogaritet çdo pikë. Mos e shpërdoroni ujin. Mbyllni rubinetin”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Thirrja për kursim do të jetë në fuqi për javët e ardhshme në: Stokholm, Huddinge, Strängnäs, Nynäshamn, Lidingö, Nacka, Tyresö, Haninge, Botkyrka, Salem, Värmdö dhe Ekerö.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%