Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Të pesë drejtuesit kryesorë të Bankës Qendrore të Suedisë (Riksbanken) kanë marrë kredi të mëdha për shtëpi dhe të gjitha me interes të luhatshëm. Kjo do të thotë që kësti i tyre mujor ndryshon varësisht nga sa rritet ose ulet norma e interesit në treg.
Shefi kryesor, Erik Thedéen, ka tre kredi që së bashku kapin shumën mbi 4 milionë korona suedeze, me norma interesi nga 2,75 deri në 3,25%.
Zëvendësshefja Aino Bunge ka pesë kredi që arrijnë gati 9 milionë korona, me interesa nga 2,85 në 3,54%.
Anna Seim ka marrë dhjetë kredi për banesë që së bashku bëjnë gati 10 milionë korona, me norma interesi nga 2,89 deri në 3,14%.
Anna Breman ka tre kredi që së bashku janë 5,5 milionë korona, dhe të gjitha me interes 3,29%.
Per Jansson ka dy kredi me vlerë rreth 5 milionë korona, me norma interesi 3,22 dhe 3,45%.
Ky lajm ka ngjallur interes pasi vetë këta drejtues vendosin për normat e interesit që prekin gjithë qytetarët.
Burimi: DN
Written by: admin
Post comments (0)