Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Të hënën në qiell do të shfaqet e ashtuquajtura “Hëna e Luleshtrydheve”, e cila është hëna e parë e plotë e verës, shkruan Forbes.
Emri “Hëna e Luleshtrydheve” vjen nga tradita e korrjes së luleshtrydheve në disa pjesë të Amerikës së Veriut, e cila zhvillohet gjatë muajit qershor.
Kjo hënë e plotë është e veçantë për disa arsye. Ajo do të shfaqet më ulët në horizont krahasuar me hënat e tjera të plota gjatë vitit. Gjithashtu, ajo ndodh gjithmonë pas solsticit të verës dhe, në disa raste, mund të duket me një nuancë rozë.
Këtë vit, “Hëna e Luleshtrydheve” do të jetë edhe një mikrohënë, që do të thotë se Hëna do të ndodhet në pikën më të largët nga Toka në orbitën e saj. Për këtë arsye, ajo do të duket pak më e vogël se zakonisht.
Burimi: Forbes/Space
Link: https://www.forbes.com/sites/jamiecartereurope/2026/06/26/full-moon-june-2026-when-to-see-the-strawberry-moon-rise/
https://www.space.com/stargazing/june-full-moon-2026-when-where-and-how-to-see-the-strawberry-moon
Written by: admin