Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Pesë avokate paralajmërojnë se Suedia rrezikon të krijojë një grup të madh njerëzish që do të jetojnë në pasiguri të vazhdueshme, për shkak të propozimeve të reja për emigracionin. Sipas tyre, qeveria duhet të kuptojë pasojat e këtyre ndryshimeve.
Në raportin përfundimtar të “Miniminivåutredningen” propozohet një ligj i ri që do të thotë se pothuajse të gjitha lejet e përhershme të qëndrimit do të hiqen dhe do të zëvendësohen me leje qëndrimi të përkohshme.
Ndërkohë, në raportin tjetër “Kërkesa të ashpërsuara për shtetësinë suedeze”, kërkohet që koha e banimit të rritet nga pesë në tetë vjet për të marrë shtetësinë.
Ministri i emigracionit, Johan Forsell, tha në një intervistë për Agenda më 26 tetor 2025 se këto propozime do të krijojnë motivim për personat e ardhur nga jashtë që të bëhen qytetarë suedezë dhe kështu të integrohen më shpejt.
Por avokatet thonë se Forsell ose nuk e kupton situatën, ose e injoron me vetëdije. Sipas tyre, shumë afganë dhe somalezë që sot kanë leje të përhershme nuk do të mund të marrin kurrë shtetësinë suedeze. Arsyeja është se ata duhet të vërtetojnë identitetin, por Suedia nuk i pranon pasaportat apo dokumentet nga këto vende. Ligji lejon marrjen e shtetësisë pas tetë vjetësh nëse identiteti mund të bëhet “i besueshëm”. Por kjo shpesh është e pamundur.
Shumë persona nga këto vende nuk e dinë datën e saktë të lindjes ose kanë disa data të ndryshme në dokumente. Ndonjëherë edhe vetë Agjencia e Migracionit ka vendosur një datë të supozuar, dhe më pas kjo shkakton probleme. Gjithashtu, kur dikush i nënshtrohet një kontrolli mjekësor të moshës, mosha e deklaruar vë në dyshim dhe për këtë arsye shtetësia refuzohet.
Këto rregulla krijojnë një grup të madh njerëzish që detyrohen të jetojnë në pasiguri me leje të përkohshme. Sipas avokateve, kjo situatë nuk ndihmon aspak në integrim.
Ata kritikojnë edhe propozimin për ta rritur kohën e banimit nga pesë në tetë vjet. Studimet tregojnë se nëse duhen shumë vite për të marrë shtetësinë, njerëzit humbasin interesin. Por studimet tregojnë gjithashtu se personat që marrin shtetësinë integrohen më shpejt. Për këtë arsye, Gjermania ka bërë të kundërtën: e ka ulur kohën e banimit dhe ka futur një stimul që ata që mësojnë shpejt gjuhën dhe punësohen të marrin shtetësinë më shpejt.
Sipas avokateve, propozimet e qeverisë nuk kanë të bëjnë me integrim më të shpejtë, por me e bërë Suedinë më pak tërheqëse për emigrantët dhe me shtyrjen e tyre që të largohen vetë. Kjo prek veçanërisht ata që vijnë nga vende të largëta dhe që kanë ngjyrë më të errët të lëkurës se evropianët.
Avokatet thonë se shumica e personave me të cilët punojnë duan të bëhen qytetarë suedezë. Ata flasin suedisht mirë, studiojnë, punojnë dhe janë të integruar. T’i detyrosh të jetojnë në pasiguri dhe t’i bësh të ndihen të padëshiruar, sipas tyre, nuk i sjell dobi askujt as Suedisë, e cila përballet me sfida demografike.
Ato shtojnë se kjo politikë krijon një mentalitet “ne kundër atyre”. Edhe persona që kanë jetuar në Suedi për dekada dhe janë mirëintegruar, si përkthyes të shkëlqyer dhe profesionistë të tjerë, nuk ndihen më të mirëpritur dhe po mendojnë të largohen nga vendi. Ato pyesin: A duhet që njerëzit që kontribuojnë në shoqëri të ndihen se nuk u përket vendit vetëm për shkak të prejardhjes?
Kristina Tollbäck
Johanna Eriksson Ahlén
Anna Massarsch
Jenny Skarland
Sabina Arama Ström
Avokate
Burimi: SVD
Written by: admin