Lajme

Të papunët nuk marrin ulje taksash “e padrejtë”

todaySeptember 22, 2025 17

Background
share close

Në buxhetin e vjeshtës ndryshon norma e taksave dhe dallimi mes atyre që punojnë dhe të papunëve bëhet edhe më i madh.

Gazeta Aftonbladet shkruan se ulja e taksave për punonjësit dhe rritja e përjashtimit bazë nga tatimi për pensionistët nuk do t’i përfshijë rreth gjysmë milioni njerëz që janë të papunë.

“Nuk është faji ynë, ne nuk kemi zgjedhur të jemi të papunë. Është pak e padrejtë,” thotë 61-vjeçarja Maria Tornefjell, e cila prek drejtpërdrejt nga ky vendim.

Përveç këtyre ndryshimeve në buxhet, nga tetori do të hyjnë në fuqi rregulla më të ashpra për ndihmën e papunësisë (a-kassan).

Këto rregulla do të bëjnë që personat që janë të papunë për një kohë të gjatë të marrin një pagesë edhe më të ulët.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%