Lajme

Të rinjtë e SD kërkojnë polici emigracioni si ICE në SHBA

todayOctober 30, 2025 29

Background
share close

Kryetarja e organizatës rinore të Demokratëve Suedezë, Denice Westerberg, dëshiron që në Suedi të krijohet një polici e posaçme për emigracionin ose një agjenci e re që të funksionojë në mënyrë të ngjashme me ICE, institucionin amerikan që merret me kapjen dhe dëbimin e emigrantëve pa dokumente.

Në një intervistë për gazetën Dagens Nyheter, Westerberg tha se zakonisht nuk dëshiron të shtohen agjencitë shtetërore, por mendon se në këtë rast do të ishte e nevojshme.

“Por ndonjë lloj force policore që ka kompetenca të tjera dhe detyrë të vetme të gjejë, arrestojë dhe dëbojë njerëz, do të ishte diçka e mirë,”  u shpreh ajo.

Modeli që përmend ajo, ICE në SHBA, është bërë shumë i njohur dhe i përfolur gjatë mandatit të dytë të Donald Trump, për shkak të shumë bastisjeve që organizata ndërmori me qëllim dëbimin e emigrantëve nga vendi.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%