Lajme

Të rinjtë rrezikojnë shëndetin për t’u nxirë, paralajmëron Fondacioni Kundër Kancerit.

todayJuly 21, 2025 25

Background
share close

Fondacioni Suedez Kundër Kancerit ka dhënë një paralajmërim të fortë: gjithnjë e më shumë të rinj përdorin aplikacione për të gjetur kohën kur dielli është më i fortë, vetëm për t’u nxirë më shpejt.

Sipas përfaqësueses së fondacionit, Fanny Pontan, kjo është shumë e rrezikshme. Ajo thotë se qëndrimi në rrezet më të forta të diellit rrit rrezikun për kancer të lëkurës.

“Kjo sjellje mund të ketë pasoja të rënda. Edhe nëse nuk zhvillohet kancer”, lëkura plaket më shpejt, thekson ajo.

Kanceri i lëkurës është një nga llojet më të përhapura të kancerit dhe çdo vit në Suedi preken rreth 17 mijë persona.

Fondacioni i bën thirrje të gjithëve, veçanërisht të rinjve, që të tregohen të kujdesshëm me diellin dhe të mos e rrezikojnë shëndetin vetëm për t’u nxirë.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%