Lajme

Të rinjtë suedezë më të palumtur se të moshuarit, studiuesit japin alarmin

todayJune 6, 2026 40

Background
share close

Një studim i realizuar nga Lunds universitet ka nxjerrë në pah një zhvillim shqetësues në Suedi: të rinjtë raportojnë se janë më pak të lumtur se të moshuarit. Për këtë studim ka raportuar edhe P4 Malmöhus.

Sipas studiuesit August Nilsson, rreth vitit 2020 ka ndodhur një ndryshim i dukshëm që ka ndikuar negativisht në mirëqenien e të rinjve. Ai thotë se që nga ajo periudhë, të rinjtë kanë filluar të ndihen dukshëm më keq dhe më të palumtur.

Një nga gjetjet më të habitshme të studimit është fakti se të rinjtë 20-vjeçarë ndihen më të vetmuar sesa personat 80-vjeçarë. Sipas Nilssonit, ky është një tregues i fortë se diçka nuk po funksionon mirë në jetën sociale dhe emocionale të brezit të ri.

“Është befasuese dhe disi alarmante”, është shprehur studiuesi, duke theksuar se rezultatet e studimit duhet të merren seriozisht dhe të analizohen më tej për të kuptuar arsyet që qëndrojnë pas këtij zhvillimi.

Burimi: P4

Link: https://www.sverigesradio.se/artikel/lyckokris-bland-unga-carl-25-kanner-sig-olycklig

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%