Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Nxënësit e shkollave fillore në Suedi po rikthehen në shkollë për semestrin e ri të vjeshtës, por këtë herë pa telefonat e tyre celularë.
Sipas ligjit të ri, përdorimi i telefonave celularë gjatë orarit të shkollës është i ndaluar. Kjo do të thotë se nxënësit nuk mund t’i përdorin telefonat gjatë kohës që janë në shkollë.
Megjithatë, reagimet e nxënësve janë të ndryshme. Disa prej tyre e kanë pritur me shqetësim këtë ndryshim dhe kanë protestuar, ndërsa të tjerë thonë se mezi e presin zbatimin e rregullit të ri.
“Disa nxënës mendojnë se është shumë e vështirë dhe protestojnë, ndërsa të tjerë e presin me padurim”, tha për agjencinë suedeze të lajmeve TT Magnus Prior, drejtor i shkollës Nyboda në Tyresö.
Për shumicën e nxënësve, ndryshimi nuk pritet të jetë shumë i madh. Kjo sepse katër në pesë shkolla fillore në Suedi kanë pasur tashmë një formë ndalimi për përdorimin e telefonave celularë.
Ndryshimi kryesor është se tani ndalimi nuk është më vetëm një rregull i vendosur nga shkollat. Ai është përcaktuar me ligj dhe zbatohet gjatë orarit shkollor.
Burimi:Omni/TT
Link:https://tt.omni.se/mobilforbud-i-skolan-hoppas-pa-battre-resultat/a/gkrxJa
Written by: admin