Lajme

Telefoni fiks del në pension të martën. Finlanda i jep fund telefonit fiks pas 150 vjetësh.

todayJune 28, 2026 14

Background
share close

Më 30 qershor, Finlanda i jep fund zyrtarisht epokës së telefonit fiks. Operatori Elisa, i cili gjatë muajve të fundit ishte kompania e vetme që mirëmbante rrjetin e telefonisë fikse në vend, do të shkëpusë kabllot e fundit dhe do të ndalojë ofrimin e këtij shërbimi.

Me këtë vendim, telefoni fiks del në pension pas afro 150 vjetësh përdorimi në Finlandë.

Më herët, operatori Telia kishte ndërprerë mirëmbajtjen e rrjetit telefonik fiks në vitin 2019, ndërsa DNA e mbylli këtë shërbim në fund të vitit 2025. Elisa ishte operatori i fundit i madh që vazhdonte ta ofronte telefoninë fikse.

Sipas Elisa-s, arsyeja e mbylljes është se 99.9% e popullsisë së Finlandës mbulohet nga rrjeti i telefonisë celulare. Gjithashtu, vetëm disa mijëra persona vazhdojnë të përdorin telefonin fiks dhe numri i tyre po bie vazhdimisht.

Kompania ka bërë të ditur se klientët do të kenë mundësi të mbajnë të njëjtin numër telefoni edhe pas mbylljes së shërbimit.

Nga muaji korrik 2026, në të gjithë Finlandën komunikimi telefonik do të bëhet vetëm përmes telefonave celularë ose telefonave GSM të tavolinës me kartë SIM.

Burimi: STT/Yle

Link: https://yle.fi/a/7-10101281

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%