Lajme

Tension mes Partisë së Gjelbër dhe Socialdemokratëve për politikën e emigracionit

todayOctober 18, 2025 39

Background
share close

Nëse opozita fiton zgjedhjet e ardhshme, negociatat mes Partisë së Gjelbër (MP) dhe Socialdemokratëve (S) pritet të jenë të vështira në disa fusha kryesore: emigracion, energjia dhe drejtësi. Këtë e raportoi SVT Nyheter, duke theksuar se qëndrimet e partive janë ende larg njëra-tjetrës.

Magnus P. Wåhlin, anëtar i kryesisë së Partisë së Gjelbër, tha se çështja e emigracionit është “plotësisht vendimtare” për partinë e tij.

“Kjo është shumë e rëndësishme për ne. Ne kemi parë se si Socialdemokratët janë zhvendosur dhe janë afruar me qëndrimet e qeverisë Tidö,” u shpreh Wåhlin për SVT.

Gjatë kongresit të partisë në qytetin Västerås, bashkëkryetari i MP-së, Daniel Helldén, theksoi se në rast fitoreje të opozitës, Partia e Gjelbër do të kërkojë poste ministrore në qeverinë e re.

Ndërkohë, Ulf Holm, udhëheqësi i grupit parlamentar të MP-së në Skåne, në një intervistë për Dagens Industri (DI), tregoi se cilat janë fushat ku partia e tij do të dëshironte të ketë ndikim të drejtpërdrejtë:

“Klima, energjia, transporti, por edhe një rol në Ministrinë e Financave,” tha Holm.

Këto deklarata tregojnë se Partia e Gjelbër kërkon më shumë pushtet dhe ndikim nëse opozita arrin të marrë drejtimin e vendit pas zgjedhjeve të ardhshme.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%