Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Testet e gjuhës dhe të njohurive shoqërore, që qeveria suedeze dëshiron t’i vendosë si kusht për marrjen e shtetësisë, mund të mos jenë gati me kohë. Sipas raportimit të Dagens Nyheter, qeveria ka planifikuar që testet të jenë gati deri në vjeshtën e vitit 2026, por duket se kjo nuk do të realizohet.
Agjencia Suedeze për Arsimin e Lartë (UHR) thotë se testi i gjuhës suedeze do të vonohet. Sipas Universitetit të Stokholmit, nuk është e mundur që testi të përgatitet përpara vjeshtës së vitit 2028. Këtë e ka konfirmuar për gazetën drejtoresha e departamentit, Susanne Wadsborn-Taube.
Ndërkohë, testi i njohurive shoqërore pritet të jetë më i lehtë për t’u përgatitur dhe mund të përfundojë më shpejt se testi i gjuhës.
Written by: admin