Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria suedeze është vonuar dhe ende nuk ka një propozim ligji për testet e shtetësisë. Edhe pse ideja ka qenë në diskutim prej shumë vitesh, asgjë konkrete nuk është bërë. Madje, rektori i Universitetit të Stokholmit ka refuzuar që institucioni të marrë pjesë në hartimin e provimeve.
Si ka ndryshuar rregulli?
Deri në vitet 1980, kush donte të merrte shtetësinë suedeze duhej të kuptonte dhe fliste gjuhën në një nivel të mirë. Ky kusht u hoq më pas.
Në vitin 2002, kur ish-kryetari i Folkpartiet, Lars Leijonborg, propozoi futjen e një testi gjuhe, ai u akuzua si racist dhe ksenofob.
Sot, edhe Socialdemokratët mbështesin idenë për test madje edhe për ata që kërkojnë leje qëndrimi të përhershme.
Asgjë nuk ka ndodhur
Kundërshtimet nga institucionet
Megjithatë, qeveria vendosi që UHR të krijojë provimin e shtetësisë, me ndihmën e universiteteve të Stokholmit dhe Goteborgut.
Rektori i Stokholmit kundërshton hapur
Rektori Hans Adolfsson tha për gazetën Universitetsläraren:
“Ky është drejtpërdrejt një rezultat i një marrëveshjeje politike dhe prandaj reagojmë kaq ashpër.”
Ai kritikoi edhe afatin kohor, testet duhet të jenë gati deri në gushtin e ardhshëm. Universiteti thotë se duhen të paktën tre vjet për ta bërë këtë punë.
Si bëhet në vendet e tjera
Në pothuajse të gjitha vendet e Europës, për të marrë shtetësinë duhet një test. Mjafton të shihet modeli i Danimarkës, Finlandës dhe Norvegjisë, nëse duam të ndjekim linjën nordike.
Por Adolfsson nuk mendon kështu. “Testi është shumë i rëndësishëm dhe nuk duhet nxituar. Ai mund të vendosë për të ardhmen e të gjithë individit”, tha ai për DN.
Testi mund të ndryshohet me kohën
Autorët e shkrimit argumentojnë se, njësoj si Högskoleprovet (provimi i pranimit në universitet), edhe testi i shtetësisë mund të zhvillohet e të përmirësohet me kohën. Ai duhet të jepet pa kufizim (sa herë të jetë nevoja) dhe të përshtatet sipas nevojës.
Qeveria duhet të qëndrojë e fortë
Sipas kritikëve, qeveria nuk duhet të lejojë që agjensitë që kundërshtojnë reformën ta pengojnë atë me burokraci dhe vonesa.
Por, nëse vetë qeveria do të kishte vepruar më shpejt, kundërshtimet e universiteteve nuk do të kishin pasur asnjë arsye.
Burimi: Expressen
Written by: admin