Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Testi i parë për marrjen e shtetësisë suedeze do të mbahet më 15 gusht, pas hyrjes në fuqi të rregullave të reja dhe më të rrepta për shtetësinë, të miratuara në muajin qershor. Lajmi është publikuar nga gazeta suedeze Dagens Nyheter (DN).
Rreth 1.000 persona pritet të marrin pjesë në provimin e parë, i cili do të testojë njohuritë e kandidatëve për shoqërinë dhe sistemin suedez. Pjesa e dytë e testit, ajo për njohjen e gjuhës suedeze, do të zhvillohet gjatë vitit të ardhshëm.
Këshilli Suedez për Arsimin e Lartë (UHR) ka publikuar disa pyetje shembull, të cilat janë në nivelin e njohurive që pritet të ketë një nxënës i klasës së nëntë.
Për të parë sa të vështira janë pyetjet, gazeta Dagens Nyheter doli në rrugët e Göteborgut dhe testoi njohuritë e qytetarëve suedezë. Mes pyetjeve ishin: kush është kreu i shtetit të Suedisë, cili vend ishte pjesë e Suedisë deri në vitin 1809 dhe cila është detyra kryesore e sektorit publik.
Shumë nga personat e pyetur nuk arritën t’i përgjigjeshin saktë pyetjes së parë.
“Nuk ishte edhe aq e lehtë, por unë mendoj se është më e rëndësishme të dish gjuhën suedeze sesa të dish se kush është kreu i shtetit,” tha Maria Boström, 78 vjeçe.
Burimi: DN
Link: https://www.dn.se/sverige/nu-infors-medborgarskapsprovet-sa-kan-fragorna-se-ut/
Written by: admin