Lajme

Thedéen: Buxheti i qeverisë më i madh se pritjet e Riksbanken

todaySeptember 14, 2025 19

Background
share close

Guvernatori i Bankës Qendrore të Suedisë (Riksbanken), Erik Thedéen, ka thënë se qeveria ka prezantuar një buxhet më ekspansiv se sa kishte parashikuar banka.

“80 miliardë është më shumë nga sa kishim përfshirë në parashikimet tona”, u shpreh ai për Dagens Industri.

Në prognozat e saj, Riksbanken kishte llogaritur shpenzime të pa mbuluara me të ardhura në vlerë prej 50–60 miliardë koronash. Por qeveria ka njoftuar masa që arrijnë në rreth 80 miliardë.

Thedéen tha se është e paqartë se sa kjo “paketë relativisht e fuqishme” do të nxisë konsumimin, pasi familjet suedeze kanë treguar deri tani prirje për kursim. Një nga dilemat kryesore është nëse buxheti do të bëjë që njerëzit të shpenzojnë më shumë.

Ai shtoi gjithashtu se pasiguria para vendimit të ardhshëm për normën e interesit është më e madhja që nga koha kur ai mori detyrën si guvernator i Riksbankës.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%