Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Fuqia blerëse e qytetarëve në Suedi është rikthyer dhe madje ka kaluar nivelin që kishte para pandemisë. Këtë e ka deklaruar guvernatori i Bankës Qendrore të Suedisë, Erik Thedéen, në një intervistë për Dagens Nyheter.
Sipas tij, inflacioni i lartë i viteve të fundit u ka marrë shumë familjeve një pjesë të madhe të të ardhurave reale, por tani kjo humbje është kompensuar.
“Ne e kemi rikuperuar atë që humbëm gjatë viteve me inflacion të lartë,” tha Thedéen.
Ai shtoi se në muajt dhe vitet e ardhshme pret që familjet të jenë më të kujdesshme me huamarrjen. Sipas Thedéen, goditja e madhe e normave të interesit në vitin 2022 ka bërë që njerëzit të mendojnë më shumë për financat e tyre dhe të rrisin nivelin e kursimeve.
Written by: admin