Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Administrata Tatimore Suedeze (Skatteverket) po u bën thirrje pensionistëve suedezë që të kontrollojnë tatimin e tyre para vitit 2026.
Çdo vit shumë qytetarë, sidomos pensionistë, përballen me tatim shtesë për t’u paguar (kvarskatt) pas dorëzimit të deklaratës së të ardhurave në pranverë.
Sipas Skatteverket, pensionistët shpesh marrin pension nga disa burime të ndryshme dhe disa prej tyre vazhdojnë të punojnë edhe pas daljes në pension, gjë që e bën më të vështirë llogaritjen e saktë të tatimit.
Për këtë arsye, institucioni i nxit ata të ndërmarrin veprime tani për të shmangur detyrimet tatimore më vonë.
Si mund të shmanget tatimi shtesë
Skatteverket shpjegon se ekzistojnë dy mënyra për të shmangur pagesën e tatimit shtesë:
Këtë mund ta bëjnë si ata që pritet të kenë tatim shtesë, ashtu edhe ata që presin kthim tatimi.
“Është e rëndësishme të kontrolloni çfarë vlen për ju, që të mos ju duhet të paguani tatim më vonë. Këtë mund ta bëni lehtë në faqen e Skatteverket, ku gjendet një shërbim elektronik për llogaritjen e tatimit,” shpjegon Pia Blank Thörnroos, eksperte ligjore pranë Skatteverket.
Afati i fundit është 9 nëntor
Nëse dëshironi që vendimi për rregullim tatimi të vlejë që nga janari 2026, duhet të aplikoni më së voni deri më 9 nëntor 2025.
“Nëse doni që rregullimi të fillojë të zbatohet që nga janari 2026, aplikimi duhet të bëhet para datës 9 nëntor,” thekson Thörnroos.
Skatteverket shton se për personat me shpenzime të larta interesi nga kreditë, rregullimi është një mënyrë për të paguar më pak tatim gjatë vitit, në vend që të presin kthimin e tatimit pas deklaratës vjetore.
Rregulla të reja për interesat e kredive nga viti 2026
Nga viti tatimor 2026, do të hyjnë në fuqi rregulla të reja për zbritjen e interesave të huave.
Sipas Skatteverket, nuk do të lejohet më zbritje për interesa nëse huaja nuk ka garanci ose nëse niveli i huamarrjes është shumë i lartë.
Kjo do të thotë se nuk do të lejohen më zbritje për kredi pa garanci, si p.sh.:
Skatteverket thekson se këto ndryshime do të ndikojnë edhe tek ata që bëjnë kërkesë për rregullim tatimi gjatë vitit të ardhshëm.
Written by: admin