Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Partitë e bashkëpunimit Tidö në Suedi duan të vendosin atë që e quajnë “screening për nderin” në shkolla, me qëllim që të zbulohet nëse fëmijët po përjetojnë shtypje apo kontroll në emër të nderit. Kjo u bë e ditur nga katër liderët e partive të koalicionit në një shkrim të publikuar në debatin e gazetës Aftonbladet.
Sipas propozimit, shërbimi shëndetësor i nxënësve në shkolla do të zhvillojë biseda dhe pyetje me fëmijët për të kuptuar më mirë situatën e tyre familjare dhe personale. Fëmijët mund të pyeten, për shembull, nëse lejohen ta zgjedhin vetë partnerin në të ardhmen ose nëse detyrohen të mbajnë shami.
Partitë gjithashtu propozojnë që pyetje të ngjashme të bëhen edhe në shërbimet për kujdesin ndaj fëmijëve dhe nënave, si dhe gjatë takimeve me personat e sapoardhur në Suedi.
Në artikullin e tyre, liderët e partive shkruajnë se institucionet publike për shumë vite kanë qenë tepër të kujdesshme për të ngritur pyetje të tilla. Sipas tyre, ka ekzistuar një frikë se mos këto diskutime do të konsideroheshin raciste ose se do të hapnin tema të vështira dhe të ndjeshme për shoqërinë.
Burimi: Aftonbladet
Link: https://www.aftonbladet.se/debatt/a/Gx0kKq/vi-vill-infora-hedersscreening-i-skolan
Written by: admin