Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Trafikverket ka marrë masa shtesë përpara trafikut të madh të Krishtlindjeve. Autoriteti është i përgatitur me automjete speciale me zinxhirë, të njohura si bandvagnar, në rast se bora shkakton kaos në rrugët e vendit. Lajmi raportohet nga gazeta Expressen.
Sipas Trafikverket, këto mjete do të përdoren për të ndihmuar drejtuesit e automjeteve dhe për të mbajtur rrugët të hapura nëse moti përkeqësohet.
“Ne jemi gati të ndërhyjmë aty ku është e nevojshme”, thotë Peter Jonsson, zëdhënës për media i Trafikverket.
Përveç bandvagnar, autoriteti do të jetë i përgatitur edhe me të ashtuquajturit “tungbärare”. Këto janë mjete të rënda për tërheqje dhe shpëtim automjetesh që bllokohen në rrugë. Ato do të vendosen në pika strategjike, për të reaguar sa më shpejt në rast problemesh gjatë trafikut të festave.
Masat synojnë të parandalojnë bllokimet dhe të rrisin sigurinë në rrugë gjatë ditëve të ngarkuara të Krishtlindjeve.
Written by: admin