Lajme

Trafikverket paralajmëron: Lëreni makinën nëse keni mundësi

todayJanuary 14, 2026 24

Background
share close

Administrata Suedeze e Trafikut, Trafikverket, paralajmëron për kushte shumë të vështira në rrugë në disa pjesë të vendit. Sipas autoritetit, bora e lagësht dhe shiu mbi rrugët e ftohta mund të shkaktojnë ngrica të papritura dhe rrugë shumë të rrëshqitshme.

Në një njoftim për media, Trafikverket u bën thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet me makinë nëse kanë mundësi. “Lëreni makinën nëse keni mundësi”, shkruan autoriteti.

Trafikverket po punon për të hedhur rërë dhe kripë në rrugë, duke i dhënë përparësi autostradave dhe rrugëve kryesore të trafikut. Megjithatë, problemet vazhdojnë.

Sipas Linnea Viklund, drejtuese e njësisë për mirëmbajtjen e rrugëve në Trafikverket në Stokholm, shiu që bie mbi rrugë të ftohta mund të shpërlajë kripën. Kjo do të thotë se rrugët mund të bëhen të rrëshqitshme edhe nëse janë kriposur më parë.

Që në orët e para të mëngjesit janë regjistruar disa aksidente trafiku. Në rajonin e Skaraborgut, për shkak të kushteve të rrezikshme në rrugë, është dashur të anulohet edhe transporti shkollor.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%