Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Pas shifrës së lartë të inflacionit në korrik, tre nga katër bankat kryesore mendojnë se Banka Qendrore e Suedisë (Riksbanken) do të presë deri në shtator për të ulur normën e interesit, ndërsa Nordea mendon se uljet kanë përfunduar, shkruan EFN.
“Mund të ndodhë që ata të sinjalizojnë një ulje në shtator, pasi tregu i punës është përkeqësuar. Do të jetë një lloj “nail-biter” (pritje me ankth)”, tha analisti kryesor i Nordeas, Torbjörn Isaksson, për kanalin.
Para shifrës përfundimtare të korrikut, që doli 3,0%, Handelsbanken parashikonte një ulje që javën tjetër gjë që tani e ka korrigjuar. Sipas bankës, shifrat e larta “kanë më shumë peshë se shqetësimi për aktivitetin e dobët ekonomik”.
SEB vlerëson se rritja është e përkohshme, gjë që tregon se Riksbanken “do të vazhdojë të jetë e hapur për një ulje në shtator”, shkruajnë ekonomistët e bankës Olle Holmgren dhe Amanda Sundström.
Written by: admin