Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Tre persona kanë rënë përmes akullit paraditen e sotme pranë Norr Mälarstrad, në qendër të Stokholmit.
Sipas Marie Nordahl nga shërbimi i shpëtimit, personat morën ndihmë nga kalimtarët që ndodheshin aty pranë dhe arritën të dilnin nga uji. Në vendngjarje shkoi edhe ambulanca, e cila i kontrolloi për gjendjen shëndetësore.
Ndërkohë, qindra njerëz ndodhen gjatë ditës mbi akull në Riddarfjärden. Kjo po ndodh edhe pse policia ka paralajmëruar që të shmanget dalja mbi akull.
Marie Nordahl tha se shërbimet e emergjencës presin që mund të ketë edhe raste të tjera gjatë ditës.
“Ne llogarisim se mund të marrim njoftime për aksidente të tjera sot. Nuk duhet të dalësh mbi akull nëse nuk ke pajisjet e duhura,” u shpreh ajo.
Burimi: Aftonbladet
Written by: admin