Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Instituti Karolinska bën pjesë në 50 universitetet më të mira në botë. Përveç tij, edhe dy universitete të tjera suedeze janë në listën e 100 më të mirëve, sipas renditjes së këtij viti Academic Ranking of World Universities (ARWU), e njohur edhe si “Shanghairankningen”.
Krahasuar me vitin e kaluar, Karolinska ka rënë nga vendi i 43-të në vendin e 50-të. Universiteti i Uppsala-s renditet në vendin e 93-të nga vendi i 88-të vitin e kaluar. Universiteti i Stokholmit, ndërkohë, ka kaluar nga grupi 101–150 dhe është ngjitur në vendin e 100-të.
Në vendin e parë renditet Universiteti Harvard në SHBA, për të 23-in vit radhazi.
Lista ARWU është hartuar që nga viti 2003 dhe fokusohet kryesisht në kërkime shkencore, si numri i artikujve të publikuar dhe Çmimet Nobel. Ajo bëhet nga organizata Shanghai Ranking Consultancy.
Burimi: TT
Written by: admin