Lajme

Trend i rrezikshëm në rrjetet sociale: të rinjtë fusin objekte metalike në prizat elektrike

todayDecember 23, 2025 7

Background
share close

Një trend shumë i rrezikshëm po përhapet së fundmi në rrjetet sociale, ku të rinjtë nxiten të fusin objekte metalike në prizat elektrike. Lajmi raportohet nga agjencia suedeze TT.

Autoriteti Suedez i Sigurisë Elektrike (Elsäkerhetsverket) ka dalë me një paralajmërim zyrtar, duke theksuar se ky veprim mund të shkaktojë pasoja të rënda, si për shëndetin e njerëzve ashtu edhe për pronën.

Sipas Per Samuelsson nga Elsäkerhetsverket, manipulimi i prizave elektrike mund të jetë vdekjeprurës. Ai paralajmëron se prizat mund të bëhen nën tension dhe të shkaktojnë goditje elektrike. Po ashtu, nëse ndërprerësi diferencial (siguresa mbrojtëse) nuk reagon, ekziston rrezik serioz për shpërthim zjarri.

Gjatë ditëve të fundit, disa komuna suedeze, përfshirë Ludvika dhe Värnamo, kanë dalë publikisht me paralajmërime për këtë sjellje të rrezikshme, duke u bërë thirrje prindërve dhe të rinjve të tregojnë kujdes maksimal.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%