Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përshkruar si “shumë të mirë dhe produktive” bisedën e tij telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, e cila u zhvillua sot dhe zgjati mbi një orë e gjysmë.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump deklaroi se gjatë diskutimit u trajtuan “shumë aspekte” të një marrëveshjeje të ardhshme paqeje. Ai theksoi se si Vladimir Putin ashtu edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj janë të interesuar për t’i dhënë fund luftës.
“Ky proces është tani në zhvillim të plotë dhe për hir të njerëzimit shpresojmë të përfundojmë punën!” shkroi Trump, duke sugjeruar se përpjekjet për paqe janë në rrugë të mbarë.
Putin refuzon armëpushimin e plotë, por pranon ndalim të përkohshëm të sulmeve
Pavarësisht bisedës pozitive, Kremlini vazhdon të qëndrojë i vendosur në refuzimin e një armëpushimi të plotë. Putin ka rënë dakord vetëm për një ndalim 30-ditor të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike, një masë e kufizuar që ende duhet të pranohet nga pala ukrainase.
Ndërkohë, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e përshkruajnë këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm drejt paqes, por shumë analistë mbeten skeptikë për qëllimet e vërteta të Moskës.
Written by: admin
Post comments (0)