Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Presidenti amerikan Donald Trump kontribuoi në rënien e dollarit gjatë një konference për shtyp në Iowa, shkruan agjencia Bloomberg.
Gjatë konferencës, Trump deklaroi se nuk mendon se dollari ka humbur tepër nga vlera dhe se nuk është i shqetësuar për zhvillimet në tregun valutor.
”Dua që dollari thjesht të gjejë nivelin e vet, një nivel të drejtë”, tha presidenti amerikan.
Pas këtyre deklaratave, tregu i valutave reagoi me luhatje të forta. Pak para orës 22:00, dollari ra në 8,74 korona suedeze, që përbën kursin më të ulët të dollarit kundrejt kronës që nga 15 nëntori 2021. Kjo do të thotë se krona suedeze është tani më e forta që nga viti 2021.
Në të njëjtën kohë, sipas agjencisë AFP, euro u forcua ndjeshëm dhe kaloi nivelin 1,2 dollarë për herë të parë që nga viti 2021. Kjo rritje e euros ndodhi në lidhje të drejtpërdrejtë me deklaratat e Trumpit gjatë konferencës për shtyp.
Zhvillimet tregojnë se deklaratat e presidentit amerikan patën ndikim të menjëhershëm në tregjet valutore, duke dobësuar dollarin dhe forcuar monedhat e tjera kryesore, përfshirë euron dhe kronën suedeze.
Burimi: bloomberg, reuters, Omni
Link: https://www.bloomberg.com/news/articles/2026-01-27/trump-says-he-s-not-concerned-with-decline-of-us-dollar?embedded-checkout=true
https://reuters.omni.se/euro-rises-to-1-20-for-the-first-time-since-mid-2021/a/pBpMvE
Written by: admin