Lajme

U arrit marrëveshja për rritjen e pagave të punonjësve në shëndetësi

todayApril 7, 2025 35

Background
share close

Sindikata e punonjësve të shëndetësisë në Suedi, Vårdförbundet, ka arritur një marrëveshje të re me Shoqatën e Komunave dhe Rajoneve (SKR), raporton TV4 Nyheterna.

Sipas marrëveshjes, pagat do të rriten me 6,4% gjatë dy viteve të ardhshme. Gjithashtu, pagesat shtesë për punën gjatë orëve të natës dhe fundjavave do të rriten me 3,4%.

Kjo marrëveshje përfshin rreth 110,000 persona që punojnë në spitale dhe institucione të tjera shëndetësore në gjithë vendin.

– Ne kemi përmirësuar edhe kushtet për ata që punojnë me turne të ndryshme, tha kryetarja e sindikatës, Sineva Ribeiro, në një deklaratë për shtyp.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%