Lajme

Ulen sërish çmimet e naftës dhe benzinës në Suedi

todayMay 7, 2026 67

Background
share close

Kompanitë e karburanteve në Suedi kanë ulur sërish çmimet e naftës dhe benzinës këtë të enjte. Sipas informacionit të publikuar për klientët e bizneseve dhe raportuar nga TT, çmimi i naftës është ulur me 1,05 krona për litër, ndërsa benzina është liruar me 50 öre për litër.

Shkaku kryesor i kësaj uljeje janë çmimet më të ulëta të naftës në tregun botëror. Kjo ka ndodhur pas rritjes së shpresave për një zgjidhje paqësore mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.

Pas uljes së re të çmimeve, nafta kushton rreth 21 krona për litër, ndërsa çmimi i benzinës është pak më shumë se 18 krona për litër.

Megjithatë, çmimet mbeten më të larta krahasuar me periudhën para nisjes së luftës me Iranin më 28 shkurt. Në atë kohë, nafta kushtonte rreth 17 korona për litër, ndërsa benzina rreth 15 korona për litër.

Burimi: TT/Omni/Marketwatch

Link: https://tt.omni.se/kraftig-prissankning-pa-diesel-och-bensin/a/9pbOeq

https://www.marketwatch.com/investing/future/brn00?countryCode=UK

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%