Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Kryeministri suedez Ulf Kristersson (M) dhe ministri i drejtësisë Gunnar Strömmer (M) mbajtën një konferencë për shtyp lidhur me sulmin në shkollën e Örebro.
Kristersson e përshkroi reagimin e tij si një “dhimbje e pafund”.
– Është e vështirë të përceptosh përmasat e asaj që ka ndodhur sot, errësirën që po shtrihet mbi Suedinë këtë mbrëmje, tha ai dhe shtoi:
– Ajo që thjesht nuk duhej të ndodhte, ka ndodhur edhe në Suedi. Kjo është masakra më e rëndë me armë në historinë e vendit.
Kristersson falënderoi të gjithë ata që morën pjesë në operacionin e shpëtimit dhe kërkoi që policia të lejohet të punojë pa pengesa.
I pyetur nëse do të ndërmarrë një iniciativë politike pas kësaj ngjarjeje, kryeministri u përgjigj se nuk po mendon për politikë sot, por për familjarët e viktimave.
Ministri i drejtësisë Gunnar Strömmer (M) shtoi se sulmi “trondit shoqërinë në themel”.
Përveç rreth dhjetë të vrarëve, mes tyre edhe autori i sulmit, disa persona janë plagosur. Deri tani motivi mbetet i panjohur dhe hetimet po vazhdojnë intensivisht, tha Strömmer.
Written by: admin
Post comments (0)