Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, paralajmëron se po rriten shkeljet e hapësirës ajrore në vendet e NATO-s. Në një shkrim për gazetën Aftonbladet, ai konfirmoi se Suedia ka vendosur sisteme anti-dronë rreth disa aeroporteve për të mbrojtur sigurinë ajrore.
Kristersson tha se ka biseduar me kryeministren daneze, Mette Frederiksen, pas ngjarjes së rëndë ku dronët detyruan Danimarkën të mbyllte aeroportin kryesor të Kopenhagen. Sipas tij, “disa duan të testojnë reagimin e përbashkët” dhe ndaj kësaj situate NATO duhet të japë një përgjigje të qartë.

“Suedia është në gatishmëri dhe mesazhi ynë është i prerë: kemi të drejtë të mbrojmë hapësirën tonë ajrore, edhe me forcë nëse është e nevojshme, dhe do ta mbrojmë atë”, theksoi ai.
Çfarë ndodhi me dronët
Written by: admin