Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ulja e taksave nga qeveria gjatë kësaj periudhe ka sjellë më shumë para në xhepat e qytetarëve. Por, sipas agjencisë TT, kjo rritje e të ardhurave është zbehur shumë nga rritja e shpejtë e çmimeve.
Një punonjës në sektorin privat ka rreth 8 000 korona më shumë në muaj që nga viti 2022. Kjo përfshin edhe rritjet e pagave. Megjithatë, personat me të ardhura të larta kanë përfituar më shumë se të tjerët.
Në të njëjtën kohë, çmimet e ushqimeve, energjisë dhe kostot e banimit janë rritur ndjeshëm. Këto rritje kanë “ngrënë” një pjesë të madhe të parave shtesë që kanë marrë qytetarët. Këtë e thotë Madelén Falkenhäll, ekonomiste për shëndetin financiar në Swedbank.
Ajo shprehet se shumë njerëz vazhdojnë ta kenë të vështirë ekonomikisht. Megjithatë, ajo shton se disa familje kanë filluar të ndiejnë lehtësim nga ulja e normave të interesit dhe nga ulja e përkohshme e TVSH-së për ushqimet.
Edhe Stefan Westerberg, ekspert i ekonomisë familjare në Länsförsäkringar, thotë se të gjithë kanë përfituar nga politikat e qeverisë, por jo në të njëjtën masë. Sipas tij, më pak kanë përfituar të papunët dhe ata që varen nga ndihmat sociale.
Burimi: Omni/TT
Link: https://tt.omni.se/hushallen-som-tjanat-mest-pa-regeringens-politik/a/JOnrjJ
Written by: admin