Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ulja e TVSH-së për ushqimet në Suedi po bën që gjithnjë e më shumë norvegjezë të kalojnë kufirin për të bërë blerje. Kjo po u krijon vështirësi dyqaneve në Norvegji dhe ka hapur debat politik në vend, raportojnë mediat norvegjeze.
“Qeveria po rri pasive dhe vetëm po e shikon situatën… Është pothuajse e turpshme kur gjysma e Norvegjisë jeton aq afër sa mund të shkojë lehtësisht në Suedi për të bërë blerje, tha Petter Haas Brubakk, drejtori i NHO Mat og Drikke”, për gazetën Dagsavisen.
Ndërkohë, Dagbladet ka krahasuar një shportë ushqimore nga Kiwi me produkte të ngjashme tek ICA dhe Coop. Sipas këtij krahasimi, diferenca e çmimeve është rritur dukshëm pas reformës së TVSH-së.
Burimi: Dagsavisen/Dagbladet
Link: https://www.dagsavisen.no/nyheter/nho-dette-blir-en-vitaminpille-for-svenskehandelen/10252654
https://dinside.dagbladet.no/okonomi/mildt-sagt-overraskende/84519988
Written by: admin