Lajme

Ulja e TVSH-së për ushqimet pritet të vazhdojë në Suedi

todayMay 8, 2026 38

Background
share close

Ulja e përkohshme e TVSH-së për ushqimet në Suedi duket se do të mbetet në fuqi edhe pas zgjedhjeve parlamentare. Kjo është bërë e ditur nga një anketë e realizuar nga SVT Nyheter me partitë politike në parlamentin suedez.

Pesë parti kanë deklaruar qartë se mbështesin vazhdimin e uljes së TVSH-së deri në dhjetor të vitit 2027, ashtu siç është planifikuar aktualisht. Partia Moderaterna (M) është shprehur se është “e hapur” për vazhdimin e kësaj mase. Partia e Majtë, Vänsterpartiet (V), ka thënë se e mbështet vetëm “nëse kjo ndikon në uljen e çmimeve”, ndërsa Centerpartiet (C) dëshiron që çështja të shqyrtohet dhe të vlerësohet pas zgjedhjeve.

Megjithatë, ajo që do të ndodhë me TVSH-në pas dhjetorit 2027 mbetet ende e paqartë. Shumica e partive janë përgjigjur se vendimi do të varet nga gjendja ekonomike dhe situata në vend në atë periudhë.

Ekspertët paralajmërojnë se zhvillimet ndërkombëtare mund të ndikojnë drejtpërdrejt në çmimet e ushqimeve. Sipas Marcus Widén, makroekonom në SEB, tensionet dhe lufta me Iranin rrisin ndjeshëm rrezikun që çmimet të vazhdojnë të rriten.

Ai thekson se një pjesë e efektit pozitiv nga ulja e TVSH-së mund të humbasë për shkak të rritjes së çmimeve në treg.

“Lufta me Iranin rrit qartë rrezikun që ushqimet të bëhen më të shtrenjta dhe që një pjesë e kësaj uljeje të TVSH-së të “hahet” nga rritja e çmimeve”, tha Marcus Widén.

Burimi: SVT

Link: https://www.svt.se/nyheter/inrikes/experter-sankt-matmoms-kan-atas-upp-av-okande-priser

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%