Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Skandi Alb Radio
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Këtë vit, familjet do ta ndjejnë më shumë në xhep përgatitjen e tryezës së Pashkës. Disa nga produktet më të përdorura për festimet janë bërë dukshëm më të shtrenjta, shkruan Aftonbladet.
Sipas të dhënave nga Enti Suedez i Statistikave (SCB), çmimet e ushqimeve janë rritur për të tretin muaj me radhë. Caroline Neander, statistikane në SCB, tregon se inflacioni po ndikon drejtpërdrejt në çmimet në dyqane.
Një analizë nga faqja e krahasimit të çmimeve Zmarta tregon se ushqimet e Pashkës këtë vit kushtojnë mesatarisht 10% më shumë se vitin e kaluar. Por disa produkte janë rritur edhe më shumë, çokollata dhe gjalpi kanë shënuar rritje prej 30%.
Kjo do të thotë se për shumë familje, përgatitjet tradicionale për festën mund të kushtojnë më shtrenjtë se zakonisht.
Written by: admin
Notifications
Post comments (0)