Lajme

Ushqimi afrikan mund të ndihmojë shëndetin. Studiuesit kërkojnë që të përfshihet në këshillat ushqimore

todayApril 17, 2025 31

Background
share close

Një grup studiuesish ka zbuluar se ushqimet tradicionale afrikane, si bananet e gjelbra dhe kassava, kanë efekte shumë të mira për shëndetin. Ata thonë se ky lloj ushqimi duhet të bëhet pjesë e këshillave ushqimore në të gjithë botën.

Studimi u bë me 77 të rinj që për dy javë u ushqyen me dy dieta të ndryshme, njëra me ushqim perëndimor dhe tjetra me ushqim tradicional nga rajoni Kilimangaro në Tanzani. Rezultatet treguan se ata që hëngrën ushqimin afrikan kishin më pak inflamacion në trup dhe metabolizëm më të mirë.

Godfrey Temba nga Universiteti i Moshit në Tanzani nuk u habit nga këto rezultate. Ai thotë se ushqimi afrikan është i shëndetshëm dhe duhet të ketë vend në këshillat ushqimore botërore, njësoj si dieta mesdhetare që rekomandohet shpesh.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%