Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Pas një periudhe me mot të ftohtë dhe me erë, më në fund po vjen nxehtësia në Suedi.
Sipas meteorologëve, nga fillimi i javës së ardhshme pritet një ndryshim i madh, veçanërisht në jug të vendit. Një masë ajri të ngrohtë do të sjellë diell dhe temperatura që mund të arrijnë deri në 30 gradë në Götaland dhe ndoshta edhe në pjesë të Svealandit.
“Do të kemi një valë të nxehtësisë. Kush e do vapën, të përfitojë nga java që vjen”, thotë meteorologu Per Holmberg.
Më në veri do të jetë gjithashtu me diell, por jo aq ngrohtë, temperaturat pritet të jenë mes 18 dhe 23 gradë.
Këtë javë moti do të jetë i përzier. Në jug dhe Suedinë qendrore do të ketë diell me temperatura rreth 17–22 gradë, ndërsa në perëndim dhe veri priten vranësira dhe reshje të përkohshme me temperatura më të ulëta.
Fundjava do të sjellë mot më të mirë në pjesën jugore, ku të dielën pritet më shumë diell. Në veri do të ketë reshje dhe vranësira.
Burimi: Expressen
Written by: admin