Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një valë shumë e ftohtë ajri po vjen nga Rusia dhe pritet të sjellë temperatura ekstreme në të gjithë Suedinë. Sipas parashikimeve, muaji janar i këtij viti mund të jetë më i ftohti në 20 vitet e fundit.
Meteorologu i TV4, Peter Kondrup, paralajmëron se kjo situatë mund të çojë në një të ashtuquajtur “ditë kombëtare akulli”.
Një ditë kombëtare akulli ndodh kur të gjitha stacionet meteorologjike të SMHI-së në vend regjistrojnë temperatura nën zero gradë gjatë një ditë të plotë matjeje. Kjo ditë matet nga ora 19:00 e mbrëmjes deri në 19:00 të ditës tjetër, dhe nuk është e njëjtë me një ditë kalendarike normale.
Gjatë ditëve në vijim, i ftohti do të jetë shumë i ashpër në pjesën më të madhe të vendit. Në veri të Suedisë, temperaturat mund të zbresin nën –30 gradë për disa net rresht.
Sipas Kondrupit, kjo valë e të ftohtit do të zgjasë deri në fund të javës. Vetëm nga mesi i javës së ardhshme pritet që ajër më i butë të arrijë në jug të Suedisë.
Burimi: TV4
Link: https://www.tv4.se/artikel/01fyGXeRdw8q5pj6iPibKe/sverige-pa-vaeg-mot-isdygn-en-rejael-vintermanad
Written by: admin