Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Sipas Hampus Nygårds, zëvendësshefi i Njësisë Kombëtare Operative (Noa), shpërthimet e fundit nuk kanë të bëjnë me luftën mes grupeve kriminale, por kryesisht me motive financiare.
– Ne e kuptojmë se ky përshkallëzim i dhunës po krijon pasiguri dhe një ndjenjë pafuqie tek qytetarët, tha ai.
– Shumica e shpërthimeve që kemi parë në dhjetor dhe janar lidhen me motive ekonomike dhe janë përdorur si mjet shantazhi ndaj bizneseve dhe individëve, shtoi Nygårds.
Policia ka ndërmarrë aksione të gjera kundër këtyre grupeve kriminale dhe deri më tani ka arrestuar 50 persona në 25 raste të ndryshme.
Nga ana tjetër, Tobias Bergkvist, zëvendësshefi i policisë rajonale të Stokholmit, paralajmëron se situata po përkeqësohet, duke nënvizuar një rritje shqetësuese të numrit të të rinjve të përfshirë në këto krime.
– Po shohim një numër të madh të autorëve të mundshëm, të gatshëm për të kryer sulme. Ajo që është edhe më shqetësuese është rritja dramatike e numrit të të rinjve nën 15 vjeç të përfshirë në këto akte kriminale, tha Bergkvist.
Policia suedeze vazhdon hetimet dhe masat për të frenuar valën e dhunës, ndërsa qytetarët kërkojnë më shumë siguri dhe veprime të forta kundër krimit të organizuar.
Written by: admin
Post comments (0)