Lajme

Valë vjedhjesh në vila. Policia apelon për vigjilencë.

todayJuly 30, 2025 39

Background
share close

Gjatë muajit korrik janë raportuar rreth 50 vjedhje në vila në rajonet Väst, Syd dhe Öst. Policia ka dhënë alarmin dhe u bën thirrje të gjithë pronarëve të shtëpive të jenë më të kujdesshëm.

“Mbani një sy edhe te shtëpia e fqinjit kur ai është me pushime. Nëse shihni ose dëgjoni diçka të dyshimtë, njoftoni menjëherë policinë,” tha Lina Carlshamre, analiste në Policinë e Rajonit Väst.

Sipas policisë, pas këtyre vjedhjeve qëndrojnë banda profesionale dhe të organizuara. Hajdutët kanë hyrë kryesisht duke hequr kornizat e dritareve dhe dyshohet se kanë njohuri të mira për alarmet dhe sistemet e kyçjes.

Policia apelon që banorët të bashkëpunojnë me fqinjët dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë për të parandaluar vjedhje të tjera.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%