Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një raport i ri nga Svenskt Näringsliv, i cituar nga gazeta GP, tregon se kujdesi shëndetësor në Rajonin Västra Götaland është më pak efikasi në vend. Raporti ka analizuar se si rajonet i shndërrojnë kostot dhe numrin e punonjësve në rezultate konkrete të shërbimit mjekësor. Sipas vlerësimit, banorët e rajonit marrin më pak shërbime shëndetësore për paratë që paguajnë.
Janette Olsson (S), kryetare e Komitetit Strategjik të Shëndetësisë dhe Kujdesit, nuk është plotësisht dakord me përfundimet. Ajo thotë se raportet e brendshme të rajonit tregojnë një pamje tjetër.
“Sipas analizave tona, ne kemi kostot më të ulëta mes rajoneve të mëdha dhe më të ulëta se mesatarja kombëtare,” tha ajo.
Written by: admin