Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Gjigantët e energjisë në Suedi, Vattenfall dhe Ellevio, do të rrisin ndjeshëm tarifat e rrjetit elektrik duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm, raporton TT. Te Vattenfall rritja do të jetë 14%, ndërsa Ellevio rrit çmimin me rreth 10%.
Për një shtëpi të ngrohur me energji elektrike, kjo do të thotë rreth 130 krona më shumë në muaj te Vattenfall, dhe për një apartament rreth 35 krona më shumë. Vattenfall shpjegon se rritja e tarifave lidhet me investimet që po bëhen në rrjetin elektrik.
Tarifat e rrjetit elektrik kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, pasi rritjet kanë qenë shumë më të larta se inflacioni. Sipas grupit Nils Holgersson, mes viteve 2024 dhe 2025, tarifat e rrjetit elektrik u rritën mesatarisht me 10,6% në të gjitha kompanitë e vendit.
Written by: admin