Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është dërguar në paraburgimin e Durrësit. Pas shtatë orësh seancë gjyqësore gjatë ditës së djeshme, Veliaj mbeti në burg, ndërsa masa e bashkëshortes së tij ndryshoi nga arrest në shtëpi, në detyrim paraqitje. Kryeministri Edi Rama, në mbrojte të Erion Veliaj, në video direkte në rrjete sociale ka thënë se Veliaj nuk është i pandehur, prokurori nuk ka provat e mjaftueshme. Me Veliajn nën arrest, kryeministri Rama ka deklaruar se bashkia e kryeqytetit do të jetë në patronazhin e tij, duke shpeshtuar vizitat në ambientet e Bashkisë. Mbi Veliajn dhe të tjerë të përfshirë në çështje rëndojnë një sërë akuzash si korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre, fshehje e pasurisë.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)