Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Instituti Meteorologjik i Suedisë, SMHI, ka lëshuar një paralajmërim të verdhë për reshje të dendura shiu në qarkun Västerbotten dhe në disa pjesë të qarkut Norrbotten gjatë së shtunës.
Sipas meteorologëve, në disa zona mund të bien nga 30 deri në 50 milimetra shi brenda një kohe të shkurtër. Reshjet pritet të shoqërohen edhe me bubullima dhe vetëtima, duke rritur rrezikun për përmbytje lokale.
Edhe në pjesët e tjera të Suedisë moti nuk do të jetë tipik veror. Temperaturat do të luhaten nga 17 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa në zonat ku do të ketë më shumë reshje, ato mund të zbresin deri në rreth 15 gradë Celsius.
Megjithatë, parashikimet tregojnë se moti do të përmirësohet nga dita e enjte. Sipas gazetës Sydsvenskan, nga e enjtja e në vazhdim vendi do të ndikohet gjithnjë e më shumë nga presioni i lartë atmosferik.
“Nga e enjtja e tutje moti do të jetë gjithnjë e më i qëndrueshëm, me diell dhe pak më i ngrohtë. Temperaturat pritet të arrijnë nga 20 deri në 25 gradë Celsius”, ka deklaruar meteorologia Moa Hallberg nga SMHI.
Burimi:SVT
Link: https://www.sverigesradio.se/artikel/smhi-varnar-for-skyfall-och-aska-i-helgen
Written by: admin