Lajme

Vera dhe Noah kryesojnë listën e emrave të foshnjave në vitin 2025. Ja lista e plotë?

todayJanuary 20, 2026 42

Background
share close

Vera dhe Noah kanë qenë emrat më të përdorur për të porsalindurit gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Skatteverket, Administrata Tatimore e Suedisë, këta dy emra kryesojnë listën e emrave më të zgjedhur për vajza dhe djem.

Sipas statistikave, Vera ishte emri më i popullarizuar për vajzat, ndërsa Noah renditet i pari për djemtë. Të dhënat tregojnë se nuk ka ndryshime të mëdha në krye të listave krahasuar me vitet e mëparshme.

Statistikania e Skatteverket, Caroline Ledin, ka deklaruar në një njoftim për shtyp se trendet mbeten të njëjta. Ajo thekson se te vajzat vazhdon prirja për emra të shkurtër dhe klasikë që vijnë nga fillimi i shekullit, ndërsa te djemtë disa nga emrat më të zgjedhur kanë prejardhje anglosaksone.

Emrat më të popullarizuar për vitin 2025

Djem:

  1. Noah
  2. Hugo
  3. Liam
  4. Nils
  5. Alfred

Vajza:

  1. Vera
  2. Astrid
  3. Olivia
  4. Alice
  5. Elsa

Këto janë emrat që prindërit në Suedi kanë zgjedhur më së shumti për fëmijët e tyre të lindur gjatë vitit 2025, sipas statistikave zyrtare të Skatteverket.

Burimi: skatteverket

link: https://www.skatteverket.se/omoss/pressochmedia/pressmeddelanden/2026/2026/veraochnoahvanligastenamnenhosnyfodda.5.1522bf3f19aea8075ba4eff.html

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%