Lajme

Vera rikthehet shkurt në Suedi, por vetëm në jug.

todayAugust 26, 2025 17

Background
share close

Këtë javë, vera do të kthehet për pak kohë në disa pjesë të Suedisë. Temperaturat pritet të arrijnë deri në 24–25 gradë, sipas raportimit të TV4.

Moti me diell dhe pak ngrohtësi do të ndihet në Skåne dhe përgjatë bregut perëndimor deri në Bohuslän. Ngrohtësi pritet edhe në disa zona të Smålandit, Götalandit dhe Svealandi.

Ndërkohë, më në veri, përgjatë bregut të Norrlandit, temperaturat do të jenë më të ulëta, rreth 15–16 gradë.

Meteorologia Madeleine Westin paralajmëron se kjo ngrohtësi do të sjellë gjithashtu rrezik për reshje të dëndura shiu.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%