Lajme

Vetëm 18% e pronarëve të banesave shqetësohen për rënien e çmimeve

todayOctober 16, 2025 15

Background
share close

Vetëm 18% e pronarëve të banesave në Suedi janë të shqetësuar se vlera e shtëpisë së tyre mund të bjerë. Ky është niveli më i ulët i regjistruar që nga viti 2018, sipas një sondazhi të kryer nga Sifo me porosi të Länsförsäkringar Fastighetsförmedling, raporton Svenska Dagbladet (SvD).

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë së ndërmjetësimit, Marcus Svanberg, thotë se rezultatet tregojnë një ndryshim të madh në ndjenjën e pronarëve të banesave.

“Suedezët ndikohet shumë nga psikologjia. Pasiguria e gjatë për ekonominë ka qenë një pengesë për tregun e banesave,” shpjegon ai për SvD.

Svanberg e quan këtë situatë një trend të ri pozitiv, pasi ekonomia e familjeve po përmirësohet. Sipas tij, rritja e pagave reale dhe masat stimuluese nga qeveria po i forcojnë financat e familjeve.

Ai shton se parashikimi i Riksbankës për një normë interesi të qëndrueshme në muajt e ardhshëm krijon më shumë siguri dhe parashikueshmëri në tregun e pasurive të paluajtshme. Kjo, sipas tij, e bën më të lehtë që blerësit dhe shitësit të bien dakord për çmimet dhe ndihmon që tregu i banesave të gjallërohet sërish.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%