Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Sezoni i vinterkräksjukan (virusit të të vjellave të dimrit) ka nisur, njofton Folkhälsomyndigheten (FHM).
Sipas agjencisë, numri i të sëmurëve pritet të rritet në ditët dhe javët e ardhshme, tani që epidemia ka filluar për këtë sezon.
FHM shpjegon se kërkimet për fjalën “vinterkräksjuka” në faqen 1177.se javën e kaluar kaluan pragun që tregon se calicivirusi po përhapet më shumë në shoqëri.
Zëvendës epidemiologia e shtetit Klara Sondén thotë në një komunikatë për shtyp se nuk dihet ende sa e madhe do të bëhet përhapja këtë vit.
Ajo kujton se sezoni i kaluar pati më pak raste se një vit më parë dhe se kulmi i sëmundjes ishte më i ulët dhe më i vonë krahasuar me sezonin 2023–2024.
FHM thekson se për të ulur rrezikun e përhapjes, është shumë e rëndësishme:
Written by: admin