Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Vjeshta më në fund ka mbërritur në Suedi, por këtë vit ajo është vonuar më shumë se zakonisht, sidomos në veri të vendit.
Në Luleå dhe Piteå janë shënuar rekorde historike, sipas shërbimit suedez të motit Klart.
Rekord i ri në Luleå
Në qytetin Luleå, vjeshta meteorologjike filloi më 4 tetor, që është data më e vonë e regjistruar ndonjëherë në aeroportin Luleå-Kallax, që nga fillimi i matjeve në vitin 1949.
Sipas meteorologëve, kjo do të thotë se banorët e Luleås kanë përjetuar vjeshtën më të vonë në të paktën 100 vjet.
Edhe Piteå thyen rekordin
Edhe në Piteå vjeshta mbërriti më 4 tetor, një datë po ashtu historike.
SMHI, Instituti Suedez i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë, njofton se kjo është data e dytë më e vonë që është vëzhguar ndonjëherë në qytet.
Për të gjetur një fillim më të vonshëm të vjeshtës, duhet të kthehemi pas deri në vitin 1884, kur ajo mbërriti më 7 tetor pra, më shumë se 140 vjet më parë.
Matje historike
Një stacion më i vjetër matës në lagjen Bergnäset të Luleås ka të dhëna që nga viti 1926.
Gjatë gjithë kësaj periudhe, asnjëherë nuk është regjistruar një fillim i vjeshtës kaq vonë.
“Kjo do të thotë se Luleå dhe Piteå kanë përjetuar vjeshtën më të vonë në të paktën 100 dhe 140 vjet”, thekson meteorologu Lasse Rydqvist nga Klart.
Çfarë është vjeshta meteorologjike?
Sipas SMHI, vjeshta meteorologjike fillon kur temperatura mesatare ditore bie nën 10 gradë Celsius, por mbetet mbi 0 gradë, dhe kjo gjendje zgjat pesë ditë me radhë.
Edhe nëse më pas temperaturat rriten përsëri, periudha konsiderohet sërish si vjeshtë.
Për më tepër, llogaritja e fillimit të vjeshtës nuk bëhet para datës 1 gusht, që është pak ditë pas mesatares së ditës më të ngrohtë të vitit.
Burimi: Klart.se / SMHI
Written by: admin