Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Policia në Suedi paralajmëron se priten radhë të gjata për aplikimet për pasaporta. Paralajmërimi vlen për të gjithë ata që kanë nevojë të rinovojnë pasaportën e tyre.
Shkaku është se kanë kaluar pesë vjet nga i ashtuquajturi “kaosi i pasaportave” pas pandemisë. Kjo do të thotë se shumë suedezë që rinovuan pasaportat e tyre atëherë, tani duhet t’i rinovojnë sërish këtë vit, raporton radioja suedeze SR.
Radhë të gjata për aplikime
Kanë kaluar pesë vjet nga periudha pas pandemisë, kur ishte shumë e vështirë të gjendej një termin për rinovimin e pasaportës në Suedi. Në atë kohë, pritjet ishin shumë të gjata dhe shumë persona u detyruan të aplikonin për pasaportë në qytete të tjera për ta marrë atë në kohë.
Këtë vit, shumë persona që udhëtojnë dhe që i rinovuan pasaportat pas pandemisë, tani duhet t’i rinovojnë sërish nëse planifikojnë të udhëtojnë.
“Po shohim tani se shumë pasaporta po skadojnë, sepse pasaportat suedeze kanë vlefshmëri pesë vjet”, thotë Mia Bengtsson, shefe grupi në policinë e pasaportave në Borås, për SR.
Sipas policisë, ka shenja se problemi me radhët e gjata për aplikime për pasaportë po kthehet sërish.
Thirrje për të rezervuar termin herët
Policia u bën thirrje të gjithë udhëtarëve që të rezervojnë terminin për pasaportë sa më shpejt. Kjo për të shmangur radhët e gjata ose, në rastin më të keq, që të detyrohen të aplikojnë për pasaportë në një qytet tjetër, ashtu siç ndodhi pesë vjet më parë.
Pandemia dhe pasojat e saj
Problemi e ka origjinën në pandeminë e COVID-19. Gjatë asaj kohe, shumë njerëz anuluan ose shtynë aplikimet për pasaportë, pasi kufijtë ishin të mbyllur dhe udhëtimet ishin shumë të kufizuara.
Kur masat u hoqën dhe udhëtimet rifilluan, presioni mbi zyrat e pasaportave u rrit shumë. Kjo çoi në një kaos të madh, ku terminet për aplikim mbaronin shpejt dhe shumë njerëz nuk arritën të merrnin pasaportën në kohë për pushime apo udhëtime pune.
Pas këtij kaosi, mbi 170 000 pasaporta dhe karta identiteti mbetën të pamarra në Suedi. Shumë prej tyre qëndruan në zyrat e policisë për disa muaj.
“Kemi jashtëzakonisht shumë pasaporta dhe karta identiteti që kanë qëndruar këtu për tre deri në katër muaj. Nëse njerëzit nuk vijnë t’i marrin, ne jemi të detyruar t’i shkatërrojmë ato”, tha në atë kohë Örjan Hvass, shef grupi për mbështetje dhe shërbim në policinë e Kalmarit, për televizionin SVT.
Përvoja nga ajo periudhë ka ndikuar në mënyrën se si policia po përgatitet tani për një presion të ri të madh.
Aplikoni me kohë
Tani që shumë njerëz po planifikojnë pushimet verore, ekziston rreziku që kërkesa për pasaporta të rritet shumë gjatë pranverës dhe verës.
Prandaj, policia i këshillon të gjithë qytetarët që të aplikojnë për pasaportë sa më herët, pasi radhët mund të jenë të gjata dhe numri i termineve të lira është i kufizuar.
“Gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm shohim se do të ketë presion të lartë”, prandaj mos prisni, thotë Mia Bengtsson për SR.
Burimi: marcusoscarsson.se
Link i lajmit në Suedisht: https://marcusoscarsson.se/varning-for-passkaos-i-sverige-hogt-tryck/
Written by: admin