Lajme

Vonesa të mëdha në trena pasi një Babagjysh i vitit të ri i dehur tërhoqi frenat e emergjencës

todayDecember 24, 2025 7

Background
share close

Një person i veshur si Babagjysh dhe nën ndikimin e alkoolit ka shkaktuar vonesa në qarkullimin e trenave mes Stokholmit dhe Malmos, raporton gazeta Aftonbladet.

Ngjarja ndodhi pranë zonës Simonstorp në Östergötland. Sipas informacioneve, personi i veshur me kostum Babagjyshi ka tërhequr frenën e emergjencës në tren dhe më pas ka zbritur duke u hedhur në shinat e trenit.

Në një tren që po vinte nga drejtimi i kundërt ndodhej Amir Vafa. Ai ka treguar në një email për median Omni se drejtuesi i trenit njoftoi pasagjerët përmes altoparlantit se treni ishte ndalur për shkak se “një person shumë i dehur, i veshur si Babagjysh, kishte tërhequr frenën e emergjencës dhe ishte hedhur poshtë në shina”.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje të pazakontë, janë krijuar vonesa në linjën hekurudhore mes Stokholmit dhe Malmos.

Zëdhënësja për media e kompanisë hekurudhore SJ, Leila Fogelholm, i tha Aftonbladet se rasti është i pazakontë dhe se ende nuk dihet se ku ka përfunduar personi i veshur si Babagjysh.

“Misteri më i madh është se ku ka shkuar Babagjyshi. E gjithë kjo është shumë e çuditshme”, tha ajo.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%